PRODUKTE PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Tregtimi me produkte për mbrojtjen e bimëve (pesticideve) ka qenë një ndër aktivitetet primare për kompaninë mëmë Agronomi që nga themelimi. Tani distribuimi I tyre bëhet nga dy kompanitë dhe përfshin të gjitha llojet e PMB-ve siq janë: herbicide, insekticide, fungicide, rodenticide, molluscide etj.

Produktet janë të gjitha sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian, pra të regjistruara ne BE, dhe prodhim I kompanive të njohura botërore si: Certis Belchim, Albaugh, Karsia, Unichem, Pestila, ISK, Globachem, Finchimica

Kemi zgjidhje ideale për mbrojtjen e të gjitha kulturave bujqësore si për drithëra, perime, pemë e bimë decorative.

Krahas preparateve kimike për mbrojtjen e bimëve ofrojmë edhe zgjidhje në mbrojtjen organike apo bio, me produkte te certifikuara per prodhim organik.