KUSH JEMI NE?

Në vitin 1992, themeluesi i kompanisë z. Refki Zogaj fillon aktivitetin biznesor si një barnatore bujqësore në qytetin e Suharekës me emrin Kooperativa bujqësore Agronomi, ku synim kishte furnizimin lokal me inpute bujqësore për fermerët e zonës. Vlen të theksohet që ishte njëra ndër barnatoret e para bujqësore në Kosovë.

Pas luftës, Agronomi pothuajse ishte shuar komplet pasi lokali ishte djegur tërësisht, për të rifilluar përsëri nga e para, tanimë me depo të shitjes me shumicë në magjistralen Prizren-Suharekë. Themelohen ura bashkëpunimi me kompani të njohura evropiane në fushën e agroinputeve si Bayer, Pinus, Syngenta, Karsia, Unichem, Semenarna Ljubljana etj.

Agronomi ndërton depon e re në afërsi të qytetit të Prizrenit me sipërfaqe rreth 1000m2, dhe lokale të dedikuara për shitje me pakicë.

Në vitin 2010, themeluesi z. Refki Zogaj bën blerjen e filialit të kompanisë Semenarna Ljubljana në Kosovë, dhe themelon kompaninë Semenarna shpk, ku vazhdon aktivitetin në tregtinë me farëra të ndryshme dhe plehra.

Semenarna shpk ndërton depon e saj me kapacitet prej 2000m2 në Zonën Industriale - Lipjan, me hapësira moderne për ruajtjen e agroinputeve dhe liferimin e tyre anembanë Kosovës.

Kompania jonë mëmë Agronomi ndërton depon logjistike me kapacitete moderne prej 3000m2 në Zonën Industriale, Suharekë, hapësirat përfshijnë hapësira për administratë prej 500m2, hapësirë deponuese të pajisur më rafte industriale prej 2000m2, dhe hapësirë deponuese për ruajtje me regjim të temperaturës së kontrolluar. Në të njëjtën kohë kompania kalon nga kompani private individuale në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara me emrin AGRONOMI GROUP.

Sot Semenarna shpk & Agronomi Group shpk, janë ndër furnizuesit kryesor të tregut të Republikës së Kosovës me repromaterial bujqësor si farëra të ndryshme perimesh, lulesh, drithërash, plehra artificiale dhe kristalore, substrate profesionale dhe hobi, produkte për mbrojtjen e bimëve, fidane pemësh, luleve, rrushi etj.

Me krenari përfaqësojmë kompanitë me renome nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azia, siq janë: Albaugh, Certis Belchim, Globachem, ISK, Karsia, Unichem, General Copper, Hortusi, Seminart, Bc institute Zagreb, Klasmann Deilmann, Tercomposti, Karintia, Panamerican Seeds, Syngenta flowers, Schneider youngplants, Agrotar, Top Onions, Royal ZAP, Picount, Pestila, etj.

Sot, kompanitë punësojnë rreth 20 punëtor të rregullt dhe rreth 20 sezonal, ku përfshijnë ekonomistë, agronom, depoist, agjent tregtar etj. Një flotë prej 15 mjetesh transporti nga ato të vogla deri te ato më të rënda, na mundësojnë të jemi fleksibil për rreth 500 klientët tanë anembanë Kosovës.

Kompanitë kanë depo funksionale në tri lokacione kyqe të territorit të Republikës së Kosovës: Lipjan, Suharekë dhe Prizren.

Historiku i Kompanisë

1992

Fillimi i aktivitetit

z. Refki Zogaj fillon aktivitetin biznesor si një barnatore bujqësore në qytetin e Suharekës me emrin Kooperativa bujqësore Agronomi

1999

Pas luftës

Agronomi pothuajse ishte shuar komplet pasi lokali ishtei djegur tërësisht, për të rifilluar përsëri nga e para, tanimë me depo të shitjes me shumicë në magjistralen Prizren-Suharekë.

2006

Zgjerimi i Agronomit

Agronomi ndërton depon e re në afërsi të qytetit të Prizrenit me sipërfaqe rreth 1000m2, dhe lokale të dedikuara për shitje me pakicë.

2010

Semenarna

Në vitin 2010, themeluesi z. Refki Zogaj bën blerjen e filialit të kompanisë Semenarna Ljubljana në Kosovë, dhe themelon kompaninë Semenarna shpk, ku vazhdon aktivitetin në tregtinë me farëra të ndryshme dhe plehra.

2014

Zgjerimi i Semenarna

Semenarna shpk ndërton depon e saj me kapacitet prej 2000m2 në Zonën Industriale - Lipjan, me hapësira moderne për ruajtjen e agroinputeve dhe liferimin e tyre anembanë Kosovës.

2020

Agronomi

Kompania jonë mëmë Agronomi ndërton depon logjistike me kapacitete moderne prej 3000m2 në Zonën Industriale, Suharekë, hapësirat përfshin hapësira për administratë prej 500m2, hapësirë deponuese të pajisur më rafte industriale prej 2000m2, dhe hapësirë deponuese për ruajtje me regjim të temperaturës së kontrolluar

SOT